Rreth 16 mijë vaksina jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

Rreth 16 mijë vaksina jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

15 mijë e 869 vaksina janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i vaksinave të administruara në vend ka shkuar në 938 mijë e 504.

620 mijë e 405 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës, ndërsa 318 mijë e 99 me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës. Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që së fundmi është rritur numri i rasteve të infektuara me COVID-19 në vend si dhe personave që po vdesin nga ky virus.

Qeveria e Kosovës së fundmi ka marrë masa të reja për ta ndaluar infeksionin e mëtejshëm.

Related Articles