OVL e UÇK-së ka njoftuar se gjatë ditës së hënë, kanë pranuar rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit për lirimin e çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë, nga bashkëkombës së Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në Facebook, organizata është shprehur tejet falënderuese për këtë mbështetje dhe kontribut.
“Sot pranuam rreth 20 mijë nënshkrime të peticionit. Faleminderit bashkëluftëtarëve dhe bashkëkombasve nga Maqedonia e Veriut për mbështetjen dhe kontributin e tyre”, thuhet në njoftim.
