Në Klinikën Infektive në QKUK, janë të shtruar në spital 37 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Por ky numër po vlerësohet i ulët në krahasim me numrin e të infektuarve që këto ditë po rezultojnë pozitiv me virusin në Kosovë.
Sipas drejtorit të Infektivës, Arben Vishaj, shumica e të hospitalizuarve janë të pavaksinuar dhe kryesisht të moshës nga 55 vjet e tutje.
Njëherit, Vishajse ka theksuar se situata është më e qetë në klinikë, krahasuar me variantet e mëparshme të virusit, meqë tashmë edhe shkalla e vaksinimit është më e lartë, por edhe omicroni ka shkallën më të ulët të sëmundshmërisë./Gazeta Enigma/