Rreth 80 mijë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në Kosovë

Rreth 80 mijë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, në raportin 24 orësh mbi gjendjen me pandeminë, ka njoftuar se deri tani në Kosovë janë vaksinuar 77 mijë e 437 persona me dozën e tretë dhe atë përforcuese të vaksinës Anti-COVID, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga MSH-ja kanë njoftuar po ashtu se në 24 orët e fundit në vend janë administruar 2 mijë e 556 vaksina Anti-COVID.

Numri i dozave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 776 mijë e 133.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës. Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles