Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, mbi 2 mijë raste të reja

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, mbi 2 mijë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar të dielën se nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 35.051. / Gazeta Enigma.

Related Articles