“Rrezik i zhbërjes së vendit”, alarmojnë analistët teksa afrohet afati 30-ditësh i Kushtetueses për konstituim të Kuvendit

“Rrezik i zhbërjes së vendit”, alarmojnë analistët teksa afrohet afati 30-ditësh i Kushtetueses për konstituim të Kuvendit

“Konstituimi” është bërë një fjalë e njohur në popullin e Kosovës, ndonëse një fjalë e tillë nuk po mveshet në Parlamentin e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës tash e 50 herë po paraqiten çdo dy ditë në Kuvend, teksa konstituimi s’u bë ende.

Megjithatë, risinë e radhës deputetët duket se po e presin pas kalimit të afatit 30-ditor nga Gjykata Kushtetuese, e cila nëpërmejt një aktvendimi urdhëroi që ligjvënësit të konsituuojnë institucionin e tyre brenda atij afati.

Megjithatë, duket se deputetëve nuk po iu bëhet vonë për këtë.

Çka pas 30 ditëve (pesë ditë të mbetura)?

Përgjigjen e kësaj s’e dinë as kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti të hënën ka thënë se në takimin e zhvilluar me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje.

“Kemi shprehur tashmë jo vetëm interesimin por edhe gatishmërinë për të bashkëqevërisur me Nismën. Kam bërë pak a shumë edhe një ofertë konkrete për Nismën, në mënyrë që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e sa më mirë.  Mirëpo kur këto bisedime të përmbyllen me rezultatin final atëherë mund të flasim për hollësitë e përmbajtjes së saj. Për hollësitë e përmbajtjes së ofertës sonë mund të flasim vetëm atëherë kur bisedimet të jenë të finalizuara me atë marrëveshje”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se deri në fund të javës do të bëhet e ditur nëse ka marrëveshje me këtë parti, ose jo.

Por ai s’e ka një përgjigje se çka ndodhë pas afatit të 30 ditëve.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë pas 30 ditëve”, tha Kurti të hënën.

Eksperti i ligjeve të Republikës së Kosovës, Anton Nrecaj, thotë për Gazetën Enigma se nuk ka mbetur rrugë tjetër, pos që të intervenojë presidentja Vjosa Osmani.

“Sepse roli i presidentes është që institucionet të jenë funksionale. Pasi që nuk ka fuqi ekzekutive që t’i detyrojëpartitë me arritë marrëveshje për konstituim të Kuvendit, tëvetmen mundësi ligjore dhe Kushtetuese që e ka, është me iu adresu Gjykatës Kushtetuese”, thotë Nrecaj.

Kushtetuesja mund t’i jap mundësinë e zgjedhjes së kryeparlamentarit partisë së dytë fituese

Nrecaj thotë se nëse partia fituese nuk i mbledh numrat e nevojshëm deri në afatin 30-ditësh, Gjykata Kushtetuese mund t’ia japë partisë së dytë mundësinë për konstituim të Kuvendit, njëjtë siç është rasti me krijimin e Qeverisë.

“Mund t’i merret mandati ose mund të mos i lejohet partisë fituese që ta formojë edhe Kuvendin edhe Qeverinë. Pra janë dy opsione: ose t’i hapet rrugë partisë së dytë, ose të shkohet ne zgjedhje. Megjithatë, zgjedhjet nuk mund të jenë zgjidhje, pasi që mund të përfundohet sërish me ulëse pothuajse të njëjta”, u shpreh Nrecaj për “Enigmën”.

Rrezik shumë i madh i zhbërjes së vendit

Tutje eksperti i ligjeve paralajmëroi se pas kalimit të afatit 30-ditësh, ekziston një rrezik i “zhbërjes së vendit”, pasi nuk mund të vazhdohet pa Kuvend dhe Qeveri.

“Nëse kalohet afati 30-ditësh, kjo e bjen Kosovën në një situatë sikur në vitet 90’, kur i ishte hequr autonomia, kur statusi juridik i Kosovës ka qenë ekstrem në rrezik. Tani jemi në rrezikun e zhbërjes së vendit, me vetë vullnetin e partive politike. Është rrezik shumë i madh i zhbërjes së vendit. Nuk mundet shteti të vazhdojë pa Kuvend dhe Qeveri”, deklaroi në fund Nrecaj.

Vakuum institucional

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë për Gazetën Enigma se pas 30 ditëve afat, pritet të ndodhë “vakuum institucional”.

“Nëse nuk respektohet shteti dhe vazhdon ende një lojë e tillëteatrale, nuk ka institucione. Nuk punon Kuvendi, nuk funksionon Qeveria, shteti është në rënie të lirë dhe kjo ështëdiçka e pashembullt dhe një gjë e tillë nuk ndodhë shpesh as në praktikat ndërkombëtare”.

Baraliu këshilloi deputetët që të reflektojnë, “përndryshe nuk kemi institucione”.

“Këta nuk kanë ndonjë mekanizëm të paraparë kushtetues, lidhur me faktin se çka ndodhë më tutje. Jemi në një gjendje anabioze dhe vakuumore”, deklaroi më tej profesori universitar.

Baraliu thotë se edhe nëse zgjedhjet do ishin zgjidhje, nuk mund të shkohet pa u konstituuar Kuvendi.

“Vetëm Gjykata Kushtetauese tani mund ta shpjegojë dhe detajizojë se çfarë ka dashur të thotë me aktgjykimin e saj apo të japë ndonjë vendim, por mbetet të shihet se a mund të lëshohet Gjykata Kushtetuese në këto detaje politike, të cilat mund të kenë konotacione të ndryshme”.

Koalicioni LVV-Nisma në horizont?

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për pajtueshmëri mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për një koalicion që do të mundësonte kalimin nga ngërçi.

Nisma po insiston në pozitën e kryeparlamentarit, pozitë kjo që i takon LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, e për të cilën duket se kjo e fundit nuk po lëshon pe. /GAZETA ENIGMA

Related Articles