Mbi 280 mostra dërgohen në Gjermani, rezultatet priten javën e ardhshme.
Vendi ynë po rrezikohet edhe nga variante të reja të COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dërguar në Gjermani 282 mostra për detektim të varianteve të reja, përkatësisht të mutacionit kolumbian “MU”. Rezultatet priten javën e ardhshme.
Infektologu, Hamdi Ramadani në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se varianti ‘Mu’ për herë të parë është identifikuar në janar të 2021, porse ende nuk është studiuar mjaftueshëm.