Rriten çmimet e kafes edhe në Gjilan

Rriten çmimet e kafes edhe në Gjilan

Çmimet e kafës janë rritur edhe në qytetin e Gjilanit pavarësisht situatës pandemike janë rritur, shkruan Gazeta Enigma.

Aktualisht në kafiterit e komunës së Gjilanit 1 makiato e vogël kushton 0.80 cent, ndërkohë qe makiatos së madhe i është ngritur çmimi nga 0.70 cent në 1 euro.

Ndërsa në kryeqytet 1 makiato e vogël kushton 1 euro e 10 centë, kurse makiato e madhe 1 euro e 20 centë, e çmimi i espressos në disa kafiteri arrin në 1 euro.

Megjithatë në disa kafitëri të tjera të kryeqytetit çmimi i kafes nuk ka lëvizur edhe pse sipas tyre për shkak të humbjeve është dashur të bëhët një gjë e tillë.

Menaxherja e një kafiterie në Prishtinë, në kushte anonimiteti tha se kjo rritje mund të jetë e arsyeshme, pasi sipas saj bizneset duhet në një mënyrë ti nxjerrin humbjet që i kanë pasur nga pandemia.

Mirëpo ka mohuar të ketë pasur rritje të çmimeve në lokalin e saj.

“Çmimet e kafeve i kemi të njejta siç kanë qenë para pandemisë, që nënkupton se nuk kanë levizur fare, jo pse jemi mirë ekonomikisht, mirëpo në mënyrë që mos t’i humbim klientat që kemi” tha ajo.

Në anën tjetër në disa kafiteri të tjera nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 10:00 kafja kushton vetëm 50 centë./Gazeta Enigma/

Related Articles