Pagat e punëtorëve teknikë në sektorin privat janë rritur për 100 euro.
Kështu ka njoftuar kryetari Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
“E filluam me negociata , protesta,greva me puntorët teknik të sektorit privat. QKUK, dhe pas shumë përplasjeve ,shtyrjeve këta punëtorë që nga 1 qershori 2024 pagat e tyre do të jenë me rritje për 100 eu më shumë qe dmth 402 eu”, ka shkruar Azemi në Facebook.
Azemi tha se në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia.
“Me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë ti gëzohen kësaj rritje, ne dimë edhe të lavdrojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat”.
I njëjrti pi ashtu tha se së shpejti edhe punorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje.
“Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithëherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unik arrihet gjithqka që lejon ligji”, u shpreh në fund Azemi. /Gazeta Enigma