Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë kësaj periudhe asnjë qytetarë nuk e ka humbur jetën nga COVID-19.
Nga MSH-ja kanë njoftuar se janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 2.083. / Gazeta Enigma.
Rriten shifrat e infeksionit me COVID-19, shënohen mbi 350 raste të reja
