A do të ketë masa të reja, flasin nga MSh-ja

A do të ketë masa të reja, flasin nga MSh-ja

Masat antiCOVID të ndërmarra javë më parë do të vazhdojnë të mbesin në fuqi, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën ‘Enigma’ nga Ministria e Shëndetësisë.

Një vendim i tillë vjen edhe pse vetëm në pesë ditët e fundit të janarit janë shënuar mbi 1 mijë infektime të reja me COVID në ditë.

“Aktualisht mbesin në fuqi masat e ndërmarra me herët”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Nga respektimi ose jo i kufizimeve aktuale, varen edhe rregullat e reja.

“A do të ndryshojnë ato apo jo varet nga zbatimi i masave që jenë në fuqi dhe nga vaksinimi kundër COVID-19”, kanë bërë të ditur nga kjo Ministri.

MSh, përmes IKSHPK-se dhe Komisionit këshillëdhënës për pandeminë COVID-19, vazhdimisht e përcjell situatën epidemiologjike.

Ministria e Shbndetësisë

Lumturije Jashari. qytetare nga Ferizaj në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se gjithsesi duhet të ketë ndryshim të masave.

“Pas këtyre shifrave të larta as nuk duhet të diskutohet ndryshimi i masave antiCOVID, duke pasur parasysh që vetëm në 10 ditë janë mbi 1 mijë raste të reja”, ka thënë ajo.

Numri i rasteve është alarmant dhe padyshim duhet të ketë ndryshim të masave, është shprehur Arlinda Qerimi, qytetare nga Gjilani për Enigmën.

“Ka disa ditë që diskutohet në media nëse duhet apo jo të ketë masa të reja, por bazuar në rastet pozitive që i kemi në këto ditë duhet që sa më shpejt të ndërmiret diçka nga MSh-ja”, ka deklaruar Qerimi.

Vetëm nga 1 janari e deri më tani në Kosovë janë shënuar 2.083 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.

Deri më tani 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Enigma/

Related Articles