Rritet ndjeshëm numri i qytetarëve të Kosovës që shkojnë për punë në BE

Rritet ndjeshëm numri i qytetarëve të Kosovës që shkojnë për punë në BE

Gjatë periudhës 2015–2019, 39 mijë e 143 qytetarë të Kosovës kanë marrë për herë të parë lejeqëndrim për punësim në Bashkimin Evropian.

Në Kosovë gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve të Kosovës që kanë marrë lejeqëndrim për punësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë periudhës 2015–2019, 39 mijë e 143 qytetarë të Kosovës kanë marrë për herë të parë lejeqëndrim për punësim në Bashkimin Evropian.

Pas pandemisë, në periudhën 2020–2024, ky numër pothuajse është dyfishuar, duke arritur në 73 mijë e 847 qytetarë.

Së fundmi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një tubimi elektoral, tha se si pasojë e rritjes së madhe ekonomike në vend, Kosova nuk ka mjaftueshëm fuqi punëtore, andaj po detyrohet të transferojë punëtorë nga vende të tjera.

“Kam shkuar nëpër fabrika në zonën e Ferizajt, hyn brenda, dy inxhinierë, një nga Turqia tjetri nga Kina. Shkon te salduesi, salduesi prej Pakistani, shkon te agjustatori, prej Bangladeshi, shkon te elektricisti prej Filipineve, unë nuk kam asgjë kundër, kjo tregon që ekonomia jonë po rritet dhe nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore sa kemi rritje të biznesit”, tha ai.

Megjithatë, vlerësimet zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, bëjnë të ditur se popullsia e Kosovës është zvogëluar në vitin 2024.

Sipas ASK-së numri i personave që janë larguar nga Kosova për të jetuar jashtë vendit gjatë vitit 2024 është vlerësuar të jetë gjithsej 37,451 banorë.

Pra, problemi kryesor i qeverisjes së LVV-së nuk qëndron vetëm te rezultatet konkrete, por te mënyra se si realiteti riformësohet përmes gjuhës dhe narracionit politik.

Related Articles