Rritet në shtatë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan, lëndohen 711 të tjerë

Rritet në shtatë numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan, lëndohen 711 të tjerë

Është rritur në shtatë numri i personave të vdekur nga tërmeti 7.4 shkallë të Rihterit në Tajvan.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit ka bërë të ditur se përveç të vdekurve, është rritur edhe numri i personave të lënduar në 711 raporton BBC.

Po ashtu, bëhet e ditur se 77 persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja, ndërsa autoritetet e Tajvanit kanë lëshuar alarmin për cunami.

Related Articles