Rritet numri i shkollave të mbyllura, shkak infeksioni me COVID-19

Rritet numri i shkollave të mbyllura, shkak infeksioni me COVID-19

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, mbi 80 shkolla në Kosovë janë mbyllur, raporton Gazeta “Enigma”.

Kësaj liste edhe një shkollë ju shtua të dielën.

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sadri Misini”, paralelja e ndarë në Shipashnicë të Poshtme, do të kalojë në zhvillimin e mësimit në formën online, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe personelit arsimor të infektuar me COVID-19, njofton komuna e Kamenicës.

“Këto masa janë marrë duke u bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së, si dhe në harmoni me Udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se nga MSH-ja tashmë kanë deklaruar se shkollat do të jenë të fundit që do të mbyllen, në rast të përkeqësimit të gjendjes me pandeminë./ Gazeta Enigma.

Related Articles