Ministri i Financave, Hekuran Murati, njofton se është realizuar pagesa e pensioneve për 293 mijë e 347 përfitues, raporton Gazeta Enigma.
Murati, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ndryshimi me datën e pagesave u ndihmon sadopak në muajin janar.
“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues. Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
LEXO EDHE: Rritja e pensioneve në 100 euro, Kurti ka një tjetër njoftim për pensionistët
Ndryshe, Qeveria të mërkurën mori vendim që pensionet t’i rrisë në 100 euro.
Që nga ky muaj, sipas Ekzekutivit, pensionet do të jepen më së largu me datën 17 të muajit./Gazeta Enigma/