Rritja e pensioneve në 100 euro, Kurti ka një tjetër njoftim për pensionistët

Rritja e pensioneve në 100 euro, Kurti ka një tjetër njoftim për pensionistët

Të mërkuren, Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendim që pensionet t’i rrisë në 100 euro, shkruan Gazeta Enigma.



Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti ka shkruar se pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, ndërsa pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se “E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë”.

Kryeministri tha se këtë vit Qeveria planifikon ta fillojë një reformë të sistemit pensional, por nuk dha detaje.

“Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Qeveria të mërkurën mori vendim që pensionet t’i rrisë në 100 euro.

Kurse, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati njoftoi se krahas kësaj, pensionet nuk do të jepen më në javën e fundit të muajit.

Që nga ky muaj, sipas Ekzekutivit, pensionet do të jepen më së largu me datën 17 të muajit./Gazeta Enigma/

Related Articles