Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka bërë ftesë publike liderëve të tri partive parlamentare, atij të LVV-së, Albin Kurti, të PDK-së, Memli Krasniqi dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Abdixhiku nga ta ka kërkuar që të kapërcehen dallimet dhe të bëjnë një pakt zgjedhor duke marr parasysh situatën e rëndë me pandeminë.
Abdixhiku ka kërkuar nga liderët e tre partive parlamentare që të shkurtojnë fushatën zgjedhore dhe përballjen politike nga terreni ku grumbullohen mijëra njerëz të bëjnë në debate në media, përballje digjitale e sociale.
“Të udhëzojmë të gjithë kandidatët tanë, që çdo aktivitet paraelektoral e elektoral nga sot e deri më 17 tetor, ta bëjmë konform rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pra të kemi njerëz aq sa lejohet, të respektohet distanca, e të respektohen masat e tubimeve të vogla siç udhëzohemi nga ekspertët tanë.”