Rritja e të infektuarve, rritet edhe numri i pacientëve me COVID që po trajtohen në ShSKUK

Rritja e të infektuarve, rritet edhe numri i pacientëve me COVID që po trajtohen në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet rajonale në trajtim mjekësor nga COVID janë 100 pacientë.

Sipas SHSKUK-së, prej tyre, 70 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe 30 të tjerë post- COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni. /Gazeta Enigma/.

Related Articles