Rritjen e pagave nga Qeveria, Jashari e quan “ironike” – paralajmëron protesta

Rritjen e pagave nga Qeveria, Jashari e quan “ironike” – paralajmëron protesta

Qeveria e Kosovës gjatë ditës ka njoftuar për rritjen e pagave për sektorin publik.

Rritje kjo prej 55 eurosh nga janari derisa 110 nga korriku.

Lidhur me këtë ka reaguar kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Ai e e ka quajtur ‘ironike’ rritjen e pagës në vlerë 55 euro për punëtorët e sektorit publik, sidomos për mësimdhënësit, e cila u kumtua nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti se do të ndodhë në janar 2025.

Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një interviste për Kallxo.com, transmeton Gazeta Enigma.

Jashari përveç që shprehu pakënaqësi për rritjen e pagës së punëtorëve në sektorin publik që u premtua nga kryeministri Kurti, ai u ankua se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk i ka takuar nga viti 2022. /Gazeta Engima

Related Articles