Përgjatë dy ditëve të fundit banorët e rrugës B në Prishtinë janë shqetësuar nga disa ngjarje të dhunshme në këtë zonë.
Fillimisht të enjten mbrëma, rreth orës 21:00 në këtë rrugë ishte raportuar se janë dëgjuar disa të shtëna që sipas versionit zyrtar të policisë së Kosovës, disa persona kanë shtënë me armë zjarri nga vetura e tyre në drejtim të një veture tjetër.
Kësaj ngjarje i kishte paraprirë një mosmarrveshje në trafik, ku një person ende i panjohur për policinë pasi kishte shtënë me armë zjarri, pastaj ai e kishte goditur pasagjerin e veturës me grusht.
Njësitë policore pas daljes në terren, kishin konstatuar se nga arma nuk ka pasur asnjë të lenduar, por vetëm vetura ishte e dëmtuar nga predhat e armës.
Pastaj një ditë më vonë, rreth orës 23:00 në mbrëmje, saktësisht tek e njejta rrugë në Prishtinë, ka ndodhur një rrahje masive në mes të gjashtë personave, në mesin e të cilëve dy prej tyre ishin të mitur.
Në këtë përleshje policia ka konfirmuar se janë përdorur edhe mjete të forta, që kanë rezultuar edhe me lëndime trupore nga disa prej të përfshirëve në këtë rrahje.
Pas ndërhyrjes së policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë.
Poashtu është bërë e ditur se të gjithë të përfshirë në këtë rrahje janë arrestuar.
Bllokimi i rrugës B pas gjuajtës me armë
Fotografi nga rrahja masive