Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar të hënën se rrugët që çojnë në pikat e kalimit kufitar janë kryesisht të kalueshme dhe gjendja e tyre është e mirë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas të dhënave të fundit, në shumicën e magjistraleve nuk ka probleme të dukshme si bora, akulli, mjegulla apo rrëshqitjet e dheut.
Rrugët që lidhin Mitrovicën me Bërnjak, Gjakovën me Qafë Morinë, Gjakovën me Qafë Prushit, Gjilanin me Dheu i Bardhë, Kaçanikun me Hani i Elezit, Podujevën me Merdarë dhe Prizrenin me Vërmicë janë të kalueshme pa pengesa
Rruga Pejë-Kullë është mbuluar me borë dhe mjegull, ndërsa në aksin Prishtinë-Mutivodë është raportuar prania e borës dhe akullit.

