Pak para luftës finale të xhudistëve në kategorinë deri në 57 kilogramë, Radio Televizioni i Serbisë ndërpreu transmetimin e finales, ku xhudistja kosovare, Nora Gjakova do të luftonte për medaljen e artë, e që në fund do ta fitonte.
Pas këtij veprimi ka ardhur edhe reagimi nga RTS. Olivera Kovačević, redaktore në atë televizion shpjegoi se pse ndodhi ndërprerja e transmetimit.
“Shumica e gazetarëve tanë në Tokio janë karantinë dy-javore, kështu që transmetimi u ndërpre sepse nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha ngjarjet”, u shpreh ajo.
RTS cenzura severnokorejskim stilom ‼️.
Prekida se prenos džudo takmičenja #Tokyo2020, jer se za borbu sprema džudašica sa Kosova.
Šta mislite, da će te ovako sakriti realnost, od ljudi koji vas plaćaju!? pic.twitter.com/k5jZH2aZ5g— Djordje (@djordjega) July 26, 2021
Nora Gjakova fitoi medaljen e dytë të artë për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe të tretën në përgjithësi.