Rubin: Donim të ishim në anën e të mirëve, ishin viktima- s’do ishin të tillë nëse do kryenin krime lufte

Rubin: Donim të ishim në anën e të mirëve, ishin viktima- s’do ishin të tillë nëse do kryenin krime lufte

Dëshmitari James Rubin duke folur për marrëdheniet e CIA-s amerikane me anëtarët e UÇK-së, tha se ata kanë dashur që të jenë në anën e ‘engjëjve’ apo njerëzve të mirë, pasi këta persona ishin persona pa pushet dhe viktima.

Dëshmitari kishte thënë se e ka kuptuar se më 1998-ën CIA kishte kontakte me Ramush Haradinajn.

“Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinajn. Këtë e kam mësuar më ’99-ën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe më ’98-ën. Mësova më ’99-ën kur shkova në Kosovë dhe takova shefin e CIA-s dhe gjithë punonjësit e CIA-s, atëherë mësova për marrëdhenien e tyre me Haradinajn dhe e  di që kishin vite që kishin kontakt me njëri-tjetrin.Unë duhet ta them këtu që officeret e CIA-s që e njihnin Administraten Cliton se ka pasur dy aspekte të rëndësishme për ne; Islamizmi dhe krimet e luftës. Këto kanë qenë prioritetet e administratës Clinton”, tha ai.

Pastaj, nga avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, dëshmitari u pyet se a është e vertetë që nuk mund të ishin partnerë me asnjë organizatë që nëse ajo organizatë ishte përfshirë në aktivitete terroriste ose krime lufte.

“Pas Bosnjës, ku e menduam se e ndaluam një luftë dhe ndihmuam krijimin e një shoqërie tolerante dhe jokaotike. Pamë situatë të re në Kosovë dhe ne donim të sigurohemi që të jemi në anën e engjëjve, në anën e të mirëve. Nuk donm që ata të ishin viktima. Nuk do të ishin viktima në rast që ata do të kryenin krime lufte, as nuk do të ishin viktima nëse do të kishin qasje ekstremiste-islamiste. Donim të ishim në anën e viktimave dhe nëse dilte diçka ndryshe kjo do të ishte kundër çdo gjëje që ne besonim”, tha ai.

Ai tha se nuk do të dëshironin që të harxhonin miliona dollarë me persona që nuk shprehnin tolerancë të paktën publikisht.

“Këta ishin persona pa pushtet, ishin viktima. Ne takoheshim me ata ndërkohë që ata ishin viktima të një shtypësi dhe në anën e kundër të një pushteti në Kosovë”, tha Rubin, duke thënë se përpiqeshin që as këta mos t’i ndiqnin veprimet e shtypësit.

James Rubin tha se nuk i kujtohet që Albright i kishte thënë Thaçit që do të mbante përgjegjësi penale për krimet që do kryheshin në Kosovë pas ndërhyrjes së KFOR-it.

Related Articles