Ish-Ndihmëssekretari i Shtetit në administratën e Shteteve të Bashkuara gjatë viteve 1997-2000, James Rubin, sot po vazhdon dëshminë para Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Enigma.
Ai është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit dhe po merret në pyetje nga Prokuroria.
Ai theksoi mes tjerash se “Nuk kam patur njohuri përpara Rambujesë për UÇK-së”.
Një ndër pyetjet që ju bë atij ishte edhe nëse kishte marrë pjesë në takime të mbyllura me UÇK-në. Paraprakisht ai tha se kjo varet se “çka nënkuptohet me termin takime të mbyllura”.
“Kam marrë pjesë në takime me komandantë, është e mund që mund të kemë qenë në afërsi të dhomës ku janë diskutuar gjërat”.
Ndërkohë ai foli edhe për formën se si SHBA-të e kishin konsideruar UÇK-në në fillim.
“Periudha 1996-97-98, personi që ishte ambasadori Gelbard ishte përgjegjës. U takua me njerëz të UÇK-së, në kohën kur ne i përshkruanim si persona që bënin aktivitete terroriste. Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjuve gjithmonë, ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste. Ky qëndrim ndryshoi sidomos pasi UÇK-së u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë”, tha Rubin.
“Më kujtohet se pse i dënuam veprimtaritë terroriste të UÇK-së por me kalimin e viteve e njohëm më mirë organizatën”, shtoi ai në deklarimin e tij në Hagë.
Ai po ashtu u pyet për Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin. “Nuk më kujtohet nëse Krasniqi e Veseli ishin pjesë e delegacionit në Rambuje”.
“Nuk më kujtohen të gjithë emrat, sepse kjo ka ndodhur para 25 vjetësh”./ Gazeta Enigma.