Opinionisti Mentor Azarko, deklaroi se ish-presidenti Rugova është model për klasën politike shqiptare.
Sipas tij, edhe brezi i ri në Shqipëri e Kosovë kanë nevojë të edukohen e ta njohin më shumë Ibrahim Rugovën.
“Brezi i ri kanë nevojë që të edukohen për shembullin e një figure intelektuale si ajo e Ibrahim Rugovës që është model edhe për klasën politike”, tha Azarko në Info Magazinë.
Ai poashtu komentoi edhe mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.
Sipas tij, në emër të kritikave të Kurtit ndaj Rugovës, ai duhej të ishte i pranishëm në këtë konferencë që u mbajt sot.
“Në emër të kriticizmit që ka ushqyer ndaj Rugovës, Kurti duhet të ishte i pranishëm në një konferencë që përkujtonte një ndër figurat më të rëndësishme të popullit shqiptarë dhe një njëri që ka pasur një rol kyç në themelimin e shtetit të Kosovës”, u shpreh Azarko.