Shkëmbi bëhet me skuadër të re

Shkëmbi bëhet me skuadër të re

Bledi Shkëmbi udhëhoqi skuadrën e Ballkanit, pasi klubi fillimisht kishte ndarë rrugët me Ismet Munishin në mesin e sezonit 2020/21.

Fatin e njejtë e kishte edhe Shkëmbi, i cili në fund të edicionit u largua nga klubi suharekas, pa arritur përmbushjen e objektivave.

Siç raporton ‘Panoramasport.al’, trajneri shqiptar tashmë ka arritur marrëveshjen me klubin e Superiores, Dinamon, për sezonin 2021/22.

Edhe pse ende klubi blu nuk ka bërë prezantimin zyrtar të trajnerit korçar, ai ka nisur nga puna për të projektuar skuadrën që do të përballojë Superioren.

Bashkë me drejtuesit e klubit ai ka piketuar lojtarët që do të afrohen. Kjo javë pritet të ketë zhvillime në klubin blu, pasi mund të kemi edhe firmat e para në merkato që sapo ka nisur.

Related Articles