Ambasada e Rusisë në Afrikën e Jugut ka shpërndarë një shkrim në rrjetin social Twitter duke i falënderuar të gjithë ata që po i mbështesin në pushtimin e Ukrainës.
Sipas tyre, Rusia, si 80 vjet më parë, po lufton nazizmin në Ukrainë.
“Të nderuar abonentë, ne kemi marrë një numër të madh letrash solidariteti nga afrikano-jugorët, si individë ashtu edhe organizata. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të lumtur që vendosët të qëndroni me ne sot, kur Rusia, si 80 vjet më parë, po lufton nazizmin në Ukrainë!”.
I menjëhershëm ishte reagimi i ambasadës gjermane në Afrikën e Jugut, ku tha se Rusia po bën masakrimin e fëmijëve, grave e burrave të pafajshëm për përfitime të veta.
“Na vjen keq, por nuk mund të heshtim për këtë, është thjesht shumë cinike. Ajo që po bën Rusia është masakrimi i fëmijëve, grave dhe burrave të pafajshëm për përfitimet e veta. Sigurisht që nuk është “luftimi i nazizmit”. Turp për këdo që bie pas kësaj. (Mjerisht, ne jemi disi ekspertë të nazizmit)”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.
Dear subscribers, we have received a great number of letters of solidarity from South Africans, both individuals and organizations. We appreciate your support and glad you decided to stand with us today, when Russia, like 80 years ago, is fighting Nazism in Ukraine! ???????????????? pic.twitter.com/vj0N6ClhSJ— Russia in RSA ???????? (@EmbassyofRussia) March 5, 2022