Shtetet e Bashkuara u thanë aleatëve se Rusia ka kërkuar pajisje ushtarake nga Kina, duke përfshirë raketa, dronë dhe automjete të blinduara dhe se Kina “iu përgjigj pozitivisht” kërkesës, raporton Financial Times.
Gazetari i Financial Times, Demetri Sevastopulo, raportoi gjithashtu se aleatët evropianë, që morën këtë informacion, u kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara të ndajnë informacionin themelor që ata përdorin për të arritur këtë përfundim.
Nuk është e qartë nga kabllogramet e Shteteve të Bashkuara për aleatët nëse Kina po ofron tashmë mbështetjen e kërkuar, apo thjesht është zotuar ta bëjë këtë, raportoi Financial Times.
Thuhet se Rusia i ka kërkuar gjithashtu Kinës ndihmë ushqimore, ushqim që nuk prishet, i njohur në kontekstin amerikan si “vakte të gatshme për t’u ngrënë”.