Kryetari i parlamentit rus pohoi të enjten se “qëllimi i vetëm” i pushtimit të vendit në Ukrainë “është të sigurojë paqen”, duke thënë se “Rusia nuk ka qenë kurrë një armike”.
“Unë u bëj thirrje qytetarëve ukrainas: Ne ju kemi konsideruar gjithmonë si një popull vëllazëror. Qëllimi i vetëm i asaj që po bën vendi ynë është të sigurojë paqen,” tha në një deklaratë kryetari i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin.
“Ne po ju kërkojmë të largoheni dhe të mos merrni pjesë në asnjë fushatë mobilizimi të propozuar nga autoritetet e Kievit. Ata nuk janë të pavarur, të gjitha urdhrat vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli.”
Volodin u kërkoi gjithashtu Forcave të Armatosura të Ukrainës që të dorëzonin armët, duke thënë se urdhrat e dhëna nga Kievi janë kriminale dhe u shërbejnë interesave të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Ai vuri në dukje se Rusia dhe Ukraina ndajnë historinë, kulturën dhe fenë.