Rusia sulmon autobusin civil në Ukrainë, vriten 9 persona

Rusia sulmon autobusin civil në Ukrainë, vriten 9 persona

Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi pasagjerësh në verilindje të Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë.

Administrata ushtarake rajonale e Sumy tha se katër persona të tjerë u plagosën në qytetin Bilopillia të shtunën në mëngjes.

Sulmi i raportuar vjen vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqe që nga viti 2022, shkruan BBC.

Në një postim në Telegram, administrata ushtarake rajonale e Sumy-t tha: “Si pasojë e një droni armik që goditi një autobus udhëtarësh pranë Bilopillya-s, nëntë persona u vranë dhe katër u plagosën.”

Më tej, u shtua se autobusi po shkonte drejt kryeqytetit rajonal Sumy. Në një mesazh video, kreu rajonal i Sumy-t, Oleh Hryhorov, e përshkroi sulmin rus si “çnjerëzor”. 

Related Articles