Rutte pas vizitës në BeH dhe Kosovë sot shkon në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump

Rutte pas vizitës në BeH dhe Kosovë sot shkon në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Trump

Mark Rutte shkon sot në Shtëpinë e Bardhë për një nga takimet më të rëndësishme midis një sekretari të përgjithshëm të NATO-s dhe drejtuesit të tij kryesor që nga themelimi i aleancës ushtarake.

Ky takim vjen pasi Donald Trump ka kërcënuar  të ndalojë mbrojtjen e aleatëve të NATO-s nëse nuk rrisin shpenzimet e mbrojtjes, të aneksojë Grenlandën nga aleati i NATO-s, Danimarka dhe të tërhiqet krejtësisht nga aleanca 32-anëtare.

SHBA-ja është deri tani kontribuuesi më i madh i NATO-s për sa i përket shpenzimeve dhe aftësive të mbrojtjes.

Rutte do të ulet në tavolinë me Trump në një kohë kur zyrtarët evropianë prej javësh kanë shkëmbyer me nervozizëm zërat për një mundësinë që SHBA të tërheqë trupat amerikane nga kontinenti, ndërprerjen e stërvitjeve të përbashkëta me aleatët ose një reduktim drastik të angazhimeve të SHBA-së për sigurinë.

Shefi i NATO-s të hënën dhe të martën qëndroi fillimisht në Bosnjë e Hercegovinë, e më pas vizitoi edhe Kosovën, ku pati takime të ndara me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimet u cilësuan si rikonfirmim i angazhimit të Kosovës për siguri në rajon dhe më gjerë.

Ndërsa, takimi i sotëm i Trumpit me Rutten u konfirmua para dy ditësh nga Shtëpia e Bardhë.

Related Articles