Shumë bashkatdhetarë janë nisur në drejtim të Kosovës për ti kaluar pushimet verore, raporton Gazeta “Enigma”.
Me ardhjen e tyre është rritur edhe qarkullimi i veturave në pikat kufitare.
Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Brendshme ka njoftuar se edhe pse ka filluar të ketë më shumë qarkullim nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 07:15, koha për të hyrë në Kosovë dhe për të dalë nga Kosova, në të gjitha pikat kufitare sillet rreth 3 e deri në 5 minuta.
Bazuar në këto të dhëna nuk ka kolona të automjeteve të paraqitura. /Gazeta Enigma/