Sa nxënës iu kthehen bankave shkollore?

Sa nxënës iu kthehen bankave shkollore?

Sot ka filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në vendin tonë.

Viti i ri akademik nisi me vonesë, për shkak të grevës e cila zgjati pesë javë, por më pas u mor vendimi për pezullimin e saj deri në janar të vitit 2023.

Pas këtij vendimi, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj u shpreh se po e respektojnë vendimin e shumicës së mësimdhënësve që votuan pro pezullimit të grevës dhe nisjes së mësimit më 3 tetor.

Këtë të hënë, mësimi filloi për rreth 300 mijë nxënës të nivelit parauniversitar në Kosovë.

Sipas Statistikave të Arsimit të vitit 2021/2022, gjithsej në sektorin publik janë 279 mijë e 115 nxënës.

“Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 224,429, prej tyre në sektorin publik ishin 217,977ose 97.1%, ndërsa në sektorin privat 6,452 ose 2.9%.Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 70,850 prej tyre në sektorin publik 67,138 ose 94.8%, ndërsa në sektorin privat ishin 3,712 nxënës ose 5.3%”, thuhet në këto statistika.

Ndryshe, dje MAShTI njoftoi edhe se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të Drejtorive Komunale të Arsimit.

Teksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla./

Related Articles