Sa para u shpenzuan për avokatët e të akuzuarve në Hagë?

Sa para u shpenzuan për avokatët e të akuzuarve në Hagë?

Për avokatët e të akuzuarve në Hagë janë shpenzuar 7 milionë e 540 mijë euro. Avokati i Jakup Krasniqit, Rohini Alagendra, është avokai më i paguar me 1.245.250.00 euro.

Se është i pafajshëm e tha në çdo fjalë që trupi gjykues ja dha.

Por për ta mbrojtur, Jakup Krasniqi, ka pranë avokatin e tij V. Rohini Alagendra.

E ky po del të jetë avokati më i paguar nga të gjithë avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë.

Ai në vitet 2020-2021 ka marrë nga buxheti i shtetit 1,247,250.00 €.

Gjykimi ndaj tij ende nuk ka filluar, por edhe mbrojtja e Rexhep Selimit është duke punuar për të argumentuar se ai është i pafajshëm nga çdo akuzë.

Kështu për  mbrojtjen e dhjetëshit të UCK-së avokati  David Young është paguar nga shteti i Kosovës 1,179,700.00 € gjatë vitit 2020-2021.

I treti në listë për nga pagesa është Jonathan Rees, avokati i Hysni Gucatit.

Për ta mbrojtur kreun e OVL-UCK-së, Rees, për dy vite mori 1,134,750.00 €.

Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  pastaj edhe  drejtues politik i saj.

Për akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Speciales, ai po mbrohet nga Pierre R. Prosper.

Prosper është paguar 1,114,901.00 për ta bërë këtë.

I vetmi që kishte nevojë që të këtë dy avokatë ishte Nasim Haradinaj.

Haradinaj avokat të parë e pati Toby Cadman që mori  953,315.83 €, e më pas Bat Martens që mori 33,648.13 €.

Salih Mustafa ishte i akuzuari i parë që doli para trupi gjykues.

E në procesin e zgjatur të marrjes në pyetje të tij, ai gjatë tërë kohës u konsultua  me avokatin Von Bone.

E këtij te fundit, shteti i Kosovës nga buxheti i saj ka ndarë 893,672.14 €  

Avokati i njohur Ben Emmerson bëri bujë kur u kuptua se do ta mbrojë ish të parin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Emmerson  mori  854,724.91 € në mbrojtje të atij që në luftë njihej si “Luli”.

Në mesin e 8 të akuzuarve në Hagë, avokati i Pjetër Shalës, Jean L. C Gilissen, është ai që u pagua më së paku. Gjithsej ai mori 130,000.00 euro.

Kështu, për dy vite totali që Kosova pagoi për të akuzuarit në Hagë shkoi në 7,541,962,01 EURO.

Por këta avokatë janë paguar edhe në vitin 2022.

Vetëm në janar të këtij viti ata kanë marrë 665,600.00 euro.

Këto shpenzime avokatit kosovar Skender Musa, nuk i duken shumë.

Musa flet edhe për përzgjedhjen e avokatëve.

E gjithë pagesa e mbrojtjes së të akuzuarve administrohet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.

Këta të fundit kanë paralajmëruar edhe një vizitë në Hagë në fund të këtij muaji.

Related Articles