Brenda tre viteve, 82 zyrtarëve policorë u është shqiptuar masa ‘ndërprerja e marrëdhënies së punës’, ndërsa 288 u suspenduan.
Policia e Kosovës konsiderohet si institucioni i dytë më i besueshëm në vend.
Megjithatë duket që brenda këtij institucioni ka zyrtarë që keqpërdorën detyrën e tyre zyrtare në forma të ndryshme.
Kjo pasi janë gjithsejtë 50 prej tyre, që u arrestuan një ditë më parë përmes një plani të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Por, në periudhën e fundit trevjeçare fatin që të suspendohen, ose t’u ndërprehet tërësisht marrëdhënia me punën, e kishin një numër jo i vogël i zyrtarëve policorë.
Në statistikat e Policisë së Kosovës gjatë periudhës tri vjeçare 2019, 2020, 2021 janë suspenduar 288 zyrtarë policor.
Mirëpo a është ky institucion i sigurisë i korruptuar ka treguar ish-kryeshefi ekzekutiv i IKP-së, Fitim Shishani në emisionin Frontal, përcjell Gazeta Enigma.
Brenda këtyre viteve 82 zyrtarëve policor iu është shqiptuar masa Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës.
Ai ka treguar se si fillon zingjiri i korrupsioni në Polici.
Prokuroria po kërkon që të caktohet masa e paraburgimit për 50 të dyshuarit.