Sahiti i FFK-së, në Preshevë: presidentin Ademi do ta keni në krah

Sahiti i FFK-së, në Preshevë:  presidentin Ademi do ta keni në krah

Gjatë ditë së sotme, me iniciativën e kryetares së komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani dhe yllit të kombëtares së Kosovës, Betim Fazlijit, u mbajt një ndeshje miqësore mes Diasporës dhe klubit të futsallit, “Lindorët” nga Presheva.

Pjesë e këtij eventi, ishin përfaqësues të FFK-së, të deleguar nga presidenti Ademi, Muharrem Sahiti aktualisht drejtor sportiv i kombëtares së Kosovës, si dhe Naser Ajeti, anëtarë i bordit.

Para ndeshjes, të deleguarit e FFK-së ishin mysafir në Këshillin Nacional të Shqiptarëve ku i priti shefi i zyrës në Preshevë z. Enver Mehmeti me bashkëpunëtorë, e ku më pas ju bashkangjit edhe kryetarja e komunës sē Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Gjatë takimit, KNSH që nën ombrellën e saj e ka edhe zhvillimin e sportit, shprehën shqetësimet e tyre dhe hapsirat për bashkëpunim, ku morën zotime nga presidenti Ademi përmes z. Sahiti se çkado që është e mundur, FFK do të jetë krah luginasve.

Kryetarja Sinani dhe z. Mehmeti nga KNSH e falënderuan zyrtarët e lartë të FFK-në për prezencën e tyre, duke e nderuar këtë trevë me pjesëmarrje dhe përkushtim permanent.

Në anën tjetër, Sahiti tha se është i fascionuar nga Presheva realiteti në Preshevë dhe masoviteti e përkushtimi për sportin më të popullarizuar.

“U jam falënderues për mikpritjen. E falënderoj kryetaren për projektet që na tregoi se po i planifikon në aspektin sportiv dhe shpresoj që do të realizohen, e që si federatë, ne do t’i presim në një takim dhe do të bisedojmë lidhur me bashkërenditjen e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, për rininë futbolldashëse preshevare”, tha ai.

Në ndërkohë që ndeshjen e fitoi eklipi i Betim Fazlijit, pas saj u shpërndanë mirënjohje e falënderime për të pranishmit, ku ‘elektrizim’ masës së tubuar i dha prezenca e të deleguarëve të FFK-së.

Related Articles