Saipi para duelit me Izraelin: Duhet të tregojmë kualitetin dhe të marrim pikët e plota

Saipi para duelit me Izraelin: Duhet të tregojmë kualitetin dhe të marrim pikët e plota

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi, ka kërkuar reagim nga “Dardanët” pas humbjes ndaj Austrisë, teksa Kosova përgatitet për përballjen e radhës ndaj Izraelit.

Saipi ka komentuar paraqitjen e Kosovës ndaj Austrisë, duke vlerësuar se skuadra duhet të korrigjojë gabimet e bëra dhe të tregojë nivelin e saj në ndeshjen ndaj Izraelit, ku fitorja konsiderohet e rëndësishme.

Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, portieri foli për problemet e shfaqura në mesfushë gjatë ndeshjes së fundit.

“Në mesfushë nuk ishim mjaftueshëm agresivë për topat e dytë. U lamë shumë hapësirë atyre. E dinim që ata luajnë më shpejt dhe mendoj se kjo ishte arsyeja kryesore”, ka deklaruar Saipi.

Ai u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të lënë pas humbjen ndaj Austrisë dhe të fokusohen në ndeshjen e ardhshme, me synimin për të marrë pikët e plota ndaj Izraelit.

“Dardanët” do të kërkojnë kështu një paraqitje më të mirë dhe rezultat pozitiv në përballjen e radhës.

Related Articles