“Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë” – Sindikata e Policisë kujton rënien e Afrim Bunjakut

“Sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë” – Sindikata e Policisë kujton rënien e Afrim Bunjakut

Këtë të mërkurë shënohet dyvjetori i rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast, Sindikata e Policisë ka kujtuar me respekt dhe krenari sakrificën e tij, duke theksuar rëndësinë e veprës së tij për vendin.

Sindikata përmes një postimi në Facebook ka thënë se Bunjaku “ra në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë”.

Tutje ata kanë theksuar se “sakrifica e tij mbetet përjetësisht dëshmi e trimërisë dhe përkushtimit të policëve tanë ndaj vendit dhe popullit.”.

“Ngushëllime familjes së tij, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.”, thuhet tutje në njoftim.

Related Articles