Sami Lushtaku padit Vetëvendosjen, avokatja e tij jep detaje për “Enigmën”

Sami Lushtaku padit Vetëvendosjen, avokatja e tij jep detaje për “Enigmën”

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje për shpifje, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar avokatja e Sami Lushtakut, Besjana Ismajli, e cila deklaroi se padia e Lushtakut ka të bëj rreth një deklarate të VV-së se “z.Lushtaku ka terminal doganor”.

“Lëvizja Vetëvendosje po shpif, duke deklaruar se kinse Sami Lushtaku ka terminal të vetin doganor. Ne kemi kërkuar demantimin e kësaj deklarate, ata s’kanë kthyer përgjigje akoma, prandaj kemi vendosur ta padisim këtë pari për shpifje”, tha ajo.

“Pra me këtë deklaratë është tentuar të degradohet emri i tij”, ka thënë Ismajli.

Avokatja ka kërkuar kompensim në bazë të ekspertizës, vlera e së cilës është e pa përcaktuar. Padia ka të bëjë me deklaratën e VV-së rreth terminalit 37 milionësh./Gazeta Enigma/

Related Articles