Gjermania është në anën e Kosovës, kështu ka deklaruar emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, gjatë ditës së sotme.
Ai është shprehu se shteti i tij e dënon fuqishëm këtë sulm ndaj Policës së Kosovës, me ç’rast i shprehi ngushëllime familjes së policitë Afrim Bujakut i cili mbetet i vrarë në këtë aksion.
Madje tha vizita e tij ka qëllim që të solidarizohet me të gjithë dhe se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.
“Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”.