Prania e lartë e manganit në liqenin e Badocit po vazhdon të jetë e lartë.
Si rrjedhojë ky ujë nuk po mund të përdoret për pije dhe zierje.
Megjithatë qytetarët po vazhdojnë të furnizohen me ujë në mënyra të ndryshme, transmeton Gazeta Enigma.
Furnizimi po bëhet edhe përmes autoboteve të siguruara nga Ujësjellësi i Prishtinës.
Lidhur me këtë ka folur zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku.
Mjeku për RTK-në ka thënë se sikur në ujin e patrajtuar ashtu edhe në atë të trajtuar vazhdon të jetë e lartë sasia e manganit.
Në përgjigjen e Mjekut, thuhet se 0.08 mg për litër është sasia e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar, 0.03 mg për litër.
Më 4 tetor, banorët e 26 lagjeve të Prishtinës dhe të zonave përreth saj, që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, janë njoftuar se nuk do të mund ta përdorin atë për pije, për shkak të pranisë së lartë të manganit. /Gazeta Enigma