SBASHK: S’ka shenja se të hënën mund të fillojë mësimi, jemi në pritje të qeverisë

SBASHK: S’ka shenja se të hënën mund të fillojë mësimi, jemi në pritje të qeverisë

Shenja se të hënën mund të fillojë mësimi, s’ka.

Kështu bënë të ditur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës.

Nënkryetari i SBASHK-ut Ymer Ymeri, tha për Klankosova.tv se janë në pritje të takimeve me qeverinë për gjetjen e zgjidhjes.

“Ende s’kemi marrë ftesë për takim nga qeveria për gjetjen e ndonjë zgjidhje, Jemi në pritje. Ju njoftojmë sapo të ketë ndonjë ndryshim” – tha ai.

Janë bërë një muaj që kur sindikatat shpallën grevën me kërkesën për rritje të pagave.

Mësimi ishte dashur të fillojë më 1 shtator por që ende nuk ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës.

Related Articles