Sport Club “Gjilani” është duke përgatitur maksimalisht për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i zjarrtë në Superligën e Kosovës.
“Kuqebardhët” deri më tani kanë arritur t’i transferojne pesë futbollistë mjaftë cilësorë. Mësohet se klubi gjilanas është afër marrëveshjes me portierin, Arion Ymeri.
Ymeri së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Drenicës ku kishte qenë titullar i padiskutuar. Kujtojmë që Gjilani deri më tani ka transferuar Albert Dabiqajn, Yll Hoxhën, Arbër Prekazin, Elton Cale dhe argjentinasin Aguston Torassa.