SC Gjilani ka mësuar emrin e kundërshtarit në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani do të luajë ndaj skuadrës Liepajës nga Latvia.
Gjilani siguroi kualifikimin në garat europiane pasi e mbylli sezonin në vendin e tretë.
Kujtojmë që shorti është tërhequr në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.
Duelet e para të këtij raundi kualifikues të Ligës së Konferencës do të luhet më 7 korrik kurse ato të kthimit pas një jave./GAZETA ENIGMA/