SC Gjilani përforcon anën defensive, transferon Renato Zikon

SC Gjilani përforcon anën defensive, transferon Renato Zikon

Sport Club “Gjjilani” ka bërë prurjen e radhës në prag të sezonit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kuqebardhët” kanë arritur marrëveshje me futbollistin, Renato Ziko, raporton Gazeta Enigma.

Ziko luan në pozitën e mbrojtësit të majtë.

Së fundmi futbollisti ka luajtur në kampionatin norvegjez, derisa më herët karrierë ka bërë edhe tek skuadrat shqiptare si Skënderbeu dhe Laçi.

/Gazeta Enigma/

Related Articles