SC Gjilani ka shënuar fitore bindëse në Kastriot, ndërsa performancë e lojtarëve e ka cilësuar të suksseshëm, sikurse edhe lojën e zhvilluar, para fillimit të edicionit të ri, ndërsa efikasitetin e repartit ofansiv e ka vlerësuar të kënaqshëm.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi, ka zhvilluar ndeshjen e radhës kontrolluese, kur kanë mbetur pak më shumë se dy javë, para fillimit të stinorit vjeshtor të ediconit të ri 2021/2022, të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilanasit kanë shënuar fitore bindëse ndaj KEK-ut. Loja e skuadrës në tërësi është vlerësuar e mirë, ndërsa efikasiteti i kënaqshëm, bëhet e ditur në faqen zyrtare të skuadrës, rreth miqësores së sapopërfunduar, me rezultat të thellë 0:5.