SC Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të xhiros së 32-të në Superligë të Kosovës.
Lojtari i ndeshjes ka qenë Mevlan Zeka me dy gola.
Fillimisht Zeka shënoi për 1-0 në minutën e 28-të.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, raporton Gazeta Enigma.
Golin e dytë Gjilani e shënoi në minutën e 98-të, pas një kundërsulmi me Mevlan Zekën.
Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 50 pikë.
Kurse, Dukagjini në vendin e pestë me 41 pikë.