SC Gjilani shënon fitore të madhe ndaj FK Liepajës në “Fadil Vokrri”

SC Gjilani shënon fitore të madhe ndaj FK Liepajës në “Fadil Vokrri”

SC Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj FK Liepajës, ndeshje e vlefshme për rundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Golin e fitores e shënoi mesfushori Albert Dabiqaj që u asistua nga Elton Cale.

Deri në fund të takimit të dy skuadrat e kërkuan golin, mirëpo portat mbeten të paprekura.

Vlen të theksohet se trajneri Zekirija Ramadani debuton me fitore në ndeshje zyrtare me SC Gjilanin.

Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardhshme në Letoni.

Related Articles