Të burgosurit shqiptarë në Maqedoni, të cilët janë të dënuar me burgim të përjetshëm, përmes një postimi në Facebook e kanë falenderuar kryesinë e Klubit Futbollistik “Gjilani” për 13 fanellat që ia kanë dhuruar këta të fundit, raporton Gazeta Enigma.
“Falënderojm kryesinë e SC “Gjilani” që na dërgoj 13 fanella, do t’i veshim me dëshirën më të madhe, respekt GJILANI”, kanë shkruar të burgosurit në Facebook.
Gjykata Themelore e Shkupit kishte dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.
Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm.
/Gazeta Enigma/.