Zyrtarët lokalë në qytetin e rrethuar të Mariupolit kanë thënë se të paktën 300 njerëz dihet se janë vrarë në bombardimin e 16 marsit në Teatrin e Dramës.
Rreth 1,300 besohet se ishin strehuar në ndërtesë, me vetëm 150 të mbijetuar që kanë dalë nga rrënojat menjëherë pas sulmit.
Nuk ka shërbime emergjente që operojnë në Mariupol ndërsa luftimet intensive dhe granatimet pranë teatrit kanë penguar përpjekjet e kërkim/shpëtimit. Teatri u bombardua pavarësisht se fjala fëmijë ishte shkruar me të bardhë në tokë
“Fatkeqësisht, ne e fillojmë këtë ditë me lajme të këqija. Nga dëshmitarët okularë mësohet se rreth 300 persona kanë humbur jetën në Teatrin e Dramës së Mariupolit si pasojë e një bombardimi nga një aeroplan rus”, pohoi një zëdhënës i këshillit të qytetit.
“Tani nuk ka më Dramë. Në vend të saj u shfaq një pikë e re dhimbjeje për banorët e Mariupolit, rrënoja që u bënë streha e fundit për qindra njerëz të pafajshëm”, shkruan më tutje.
Ndryshe, Ministria e Kulturës po mban evidenca për objektet historike dhe kulturore të shkatërruara.